Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 18:00 në fshatin Peran të Podujevës, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë, njëra ka përfunduar matanë rrugës kryesore.
Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet se a ka persona të lënduar. Llapi.info është në pritje të informacioneve nga Policia e Kosovës.
Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet që kanë çuar në këtë përplasje veturash “kokë më kokë”./Llapi.info







