Bajram Bajgora, mjek në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, ka gjetur edhe një aparat për fotografim nofulle, shkruan Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Bajgora thotë se i njëjti nuk është në funksion që gjashtë vite, pasi që sipas tij, në mungesë së kodit të licencës.
Më poshtë postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Derisa pacientët bredhin dhe shpenzojnë privat për një fotografim nofulle,aparati i ri qëndron tash e 6 vite në hapsirat tona dhe nuk mund të futet në punë në mungesë kodi të licencës.Përpjekja ime deri tash ishte e kotë dhe krejt çka mund të them është kjo:dikush më tha nuk ka shëncë me marr kodin,dikush tha krejt aparaturat mundesh me i fut në funksion Ortopanin jo dhe jo rrallë nga faktorë mbrenda u qortova:,na ke lodhë me këtë Ortopan.Diçka po fshihet këtu,shtrohet pyetja jemi simbiozë me grupet e interesit apo të pafuqishëm përballë tyre,apo mund të jetë opcioni i blerjes së një të riu për të mbuluar me”pluhër”këtë që e kemi.







