Lokale - eSIMy

Sot Sindikata e Policisë së Kosovës i vizitoi dy zyrtarët policor të sulmuar me datë 02 korrik 2022 gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Skenderaj.

Policët dyshohet se u sulmuan nga ish-nënkryetari komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku dhe familjarë tjerë të tij.

Sindikata e Policisë së Kosovës pas vizitës që bëri tek dy zyrtarët policor ku për së afërmi kuptoi gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët kishin lëndime të rënda trupore, njoftoi se për momentin gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile.

Sindikata e Policisë iu ofroi policëve mbështetje dhe po ashtu i siguroi këta të fundit do të kenë përkrahjen e Sindikatës në çdo moment.

Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër çdo sulm ndaj Zyrtarëve Policorë dhe çdo sulm ndaj Policisë e konsideron si sulm ndaj shtetit.