Nja rast i vjedhjes që dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Sadik Rama” është denoncuar gjatë ditës së djeshme në Polici.
Sinjali mëson se hajnat kanë vjedhur një çantë me dokumente nga vetura e mërgimtarëve që e kishin lënë në atë pjese.
Burimet e Sinjalit thonë se hajnat këtë herë e kishin më të lehtë ta kryenin vjedhjen pasi veturën ku kryen vjedhjen e gjetën të hapur, nuk ishte e mbyllur me çelës.
Vetura ku morën çantën në pasaportat e çiftit ishte e ndalur afër një rruge, kur të dyshuarit shfrytëzuan mundësinë që të ‘kapin’ diçka.
Posa burri dhe gruaja u kthyen te vetura, e kuptuan që ishin cak i hajnave dhe e zbuluan se u mungonon dy pasaporta, njëra austriake e tjetra e Kosovës.
Si rezultat i denoncimit, Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve, teksa me urdhër të Prokurorit është iniciuar rast.






