Bulliqi merr vendim, lëshon oborrin e Komunës së Podujevës për parking për mërgimtarët

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur se oborri i kësaj Komune do të lëshohet si parking për mërgimtarët, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se ky vendim ka hyrë në fuqi sot dhe i njëjti do të vlejë deri më 31 gusht.

“Të dashur bashkatdhetarë, Sot kam marrë vendim që nga 1 korriku deri me 31 gusht, pjesa e përparme e parkingut të komunës t’ju lëshohet në shfrytëzim për automjetet tuaja. Puna dhe kontributi juaj për atdhe nuk mund të shpaguhet, por ne si institucion për të nderuar dhe vlerësuar kontributin tuaj për Kosovën tonë, si simbolikë po e lëshojmë hapësirën e oborrit të Komunës për parking për veturat tuaja 24h. Të dashur bashkatdhetarë – mirë se vini në atdhe”, ka shkruar ai./Llapi.info