Pronari i një objekti afarist në Podujevë dje ka përfunduar në stacion policor, pasi u hoqën shiritat të cilët i kishin vendosur inspektorët komunalë rreth pronës së tij.
Sinjali mëson se i dyshuari ka mohuar t’i ketë hequr ai shiritat që u vendosën nga Inspeksioni në pronën e cila është në një kontest pronësor.
Ndaj tij është iniciuar rasti ‘Heqje apo dëmtim i vulave zyrtare’, teksa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.
Policia s’e ka raportuar këtë rast fare në raportin e saj ditor, ku bëhen të ditura të gjitha rastet që ndodhin gjatë 24-orëve nëpër qytetet e Kosovës./Llapi.info






