Foto nga arkiva
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur para disa minutash në parkingun e një pompe të derivateve në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Viktima është një mërgimtar i cili para një ore kishte ardhur në Kosovë për pushime.
Llapi.info mëson se atij i janë vjedhur disa para dhe çanta me të gjitha dokumentacionet e nevojshme.
Ftohen të gjithë mërgimtarët që mos t’i lënë gjësendet nëpër veturat e tyre dhe as çantat personale.
Kjo pasi që në shumë raste ata kanë qenë cak i hajnave, të cilët në shumë raste kanë thyer veturat e mërgimtarëve me qëllim për të vjedhur gjëra me vlerë.
Llapi.info do ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast dhe do të tentojë ta sjell rrëfimin e vetë viktimës në rastin e sontëm.





