Komuna e Podujevës ka nënshkruar kontratën për asfaltim rrugësh në fshatin Dyz dhe Beliopojë, shkruan Llapi.innfo.
Sipas kontratës së publikuar nga komuna, tenderin e ka fituar kompania “Bageri” nga Ferizaj.
Në po këtë kontratë thuhet se ky operator do t’i kryej këto punë për 96 mijë e 631 euro.
Komuna e Podujevës ka thënë se kjo kompani kishte ofruar kryerjen e këtyre shërbimeve më lirë se kompanitë tjerë. Për këtë tender kishin aplikuar katër kompani të ndryshme./Llapi.info







