Një person është arrestuar sonte rreth orës 20:00 në fshatin Gllamnik të Podujevës, raporton Llapi.info.
Burime të Llapi.info kanë bërë të ditur se i njëjti nuk iu është bindur urdhrave të Policisë së Kosovës për kontroll.
Tutje, Llapi.info ka mësuar se vetura “AUDI A4”, e të dyshuarit është konfiskuar nga ana e Policisë së Kosovës.
Llapi.info është në pritje të një konfirmimi zyrtar nga organet e rendit./Llapi.info






