Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Kosova e meriton liberalizimin e vizave dhe qytetarët e meritojnë të drejtën e lëvizjes së lirë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kosova tash e sa kohë i ka përmbushur kriteret për liberalizim, andaj me të drejtë presim që Këshilli Evropian të rekomandojë një datë për liberalizim të vizave për Kosovën.
“Qytetarët tanë e meritojnë të drejtën e lëvizjes së lirë. Tash e sa kohë Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave. Ndaj me të drejtë dhe optimizëm presim që nesër Këshilli Evropian të rekomandojë një datë për liberalizimin e vizave për vendin tonë”, ka shkruar ai.






