Fshati Godishnjak i Podujevës ka mbetur pa energji elektrike që nga mbrëmë, shkruan Llapi.info.
Banorët i kanë thënë portalit Llapi.info, ku edhe kanë dërguar pamje, se shtyllat elektrike po vazhdojnë të qëndrojnë në tokë, pas stuhisë që përfshiu rajonin e Llapit.
Sipas tyre, energjia elektrike ende nuk është rregulluar në këtë pjesë, për çka, sipas tyre, ende nuk kanë intervenuar ekipet e KEDS-it.
Stuhia që përfshiu mbrëmë Podujevën ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në kultura bujqësore./Llapi.info







