Lokale - eSIMy

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ka folur sërish për Gjykatën Speciale, njofton Llapi.info.

Remi thotë se Gjykata Speciale duhet t’përfundojë hetimin mbi gjithë ato të pa vërtetat e prodhuara mbi lavdinë e luftës së UÇK-së.

Tutje, flet për rolin që UÇK dhe NATO patën për kthimin e rajonit nga perëndimi dhe heqjen nga bolshevizmi lindor.

Ai shton se si gjatë periudhës së luftës, po ashtu pas saj, është punuar nga anti-shqiptarët për njollosje të UÇK-së.

Shkrimi i plotë;

E vërteta që po vjen për dritë!

Gjykata Speciale duhet t’përfundoj hetimin mbi gjithë ato të pa vërtetat e prodhuara mbi lavdinë e luftës së UÇK-së, Kombi Shqiptar është i gatshëm për angazhime të reja racionale dhe zhvillimore…

UÇK duke fituar përkrahjen me aleancen e NATO-s, prishi balancat politike strategjike për Ballkanin dhe më gjërë, ato politika i orjentoi nga përëndimi duke u larguar nga blloku bolshevik dhe ai i lindjes…

Veçantia e luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosoves, ishte fuzionimi i UÇK-së dhe NATO-s përkundër kritikëve të kësaj aleance nga vende të fuqishme pro-ruse e antishqiptare.

Këto dy fuqi, UÇK e vogël e në kërkim të lirisë, NATO e madhe e në shërbim të demokracisë, me objektiva të ngjashme, e nje partneritet me shumë të panjohura, paralizuan forcat e errëta e të dirigjuara nga Kremlini që nuk kurseheshin në investimet e tyre kundrejt lirisë së Kosovës.

Periudha pas çlirimit, poashtu karakterizohet me veçantinë e luftës së ashpër të uzinave anti-shqiptare, nëpërmjet shërbimeve inteligjente të infiltruara në çdo cep të Kosoves.

Sado të paralizuara, ato arritën të ngrejnë kurthe, të prodhojnë propagandë anti UÇK, të shantazhojnë e mashtrojnë, e cka jo tjetër, me qëllim të rrënimit të amalgamës UÇK-NATO dhe në funksion të zhbërjes së lirisë së fituar me gjak.

Produktet e kësaj fushate anti UÇK dhe anti-shqiptare në pergjithësi, janë evidente dhe më subtanciale ndër to është vet Gjykata Speciale, por ajo çfarë nuk arritën kurrë, është tendenca e pakompromis për të zhbërë aleancën e shteteve mike e pro-demokratike, me pasuesit e UÇK-së dhe me shtetin e Kosovës.

Udhëheqësit e UÇK, padyshim do të hyjnë në analet e historisë si kulmi i përpjekjeve për të çliruar shqiptarët njëherë e mirë, por edhe si goditja më e fortë bolshevizmit dhe aleatëve të saj, duke fituar e bardha mbi të zezën…

“Dy duar për kokën,
Koka për atdheun.” – Hasan Prishtina