Llapi.info ka raportuar ditë më parë për përfundimin e procedurave të prokurimit për projektin e rikonstruktimit të rrugës “Skënderbeu” në Podujevë, shkruan tutje Llapi.info.
Ky projekt ka nisur sot, derisa punimet në të njëjtin do të zgjasin mbi 200 ditë. Vlera e projektit është mbi 1.3 milion euro
Për t’i hapur këto punime morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Leotrim Krasniqi.
Kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se kjo rrugë, sipas tij, do të bëhet me të gjithë infrastrukturën përcjellëse.
“Kjo rrugë do të ndërtohet sipas të gjitha standardeve infrastrukturore me kanalizim, ujësjellës, ndriçim, trotuar, gjelbërim, shtigje të biçikletave etj”. Duke e ditur qarkullimin e madh të qytetarëve në këtë rrugë, me kompaninë punëkryese jemi dakorduar që të punohet pjesë pjesë dhe të mos pengohet qarkullimi në të gjithë rrugën, ndërsa nga qytetarët tanë kërkojmë mirëkuptim”, ka thënë ai./Llapi.info.
Kështu do të duket projekti:






