Lokale - eSIMy

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas bllokimit të terminalit doganor në Merdar, raporton Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka thënë se zhvendosja e terminialit doganor nga Merdari, sipas tij, është goditje e madhe për Podujevën.

“Zhvendosja e terminalit doganor nga Merdari është goditje e madhe për një zonë e qytet si Podujeva, që është porta kryesore që e lidhë Kosovën me Evropën. Për më keq, ky vendim në tërësi eliminon projeksionet për Zonën Ekonomike dhe planin për ngritje ekonomike dhe punësim në Llap. “Kjo është goditja e radhës, nga një qeveri jo kompetente që e pengon zhvillimin. Ndërsa goditja e  dyta, pas Orllanit, që tashmë është bllokuar si potenciali kryesor për zhvillim e turizëm në Llap e Gollak”, thotë ai.

“Si deputet, u bëjë thirrje gjithë kolegëve dhe Qeverisë që t’i ndalë bllokadat e t’i hapë rrugë zhvillimit. Në qoftë se vendimi është i përkohshëm dilni e tregoni, mos u fshehni”, ka shtuar tutje ai.

Për zhvendosjen e terminalit doganor nga Merdari, ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili tha se do t’i drejtohet nivelit qendror./Llapi.info