Lokale - eSIMy

1 kilogram e 45 gram substancë narkotike të llojit marihuanë janë gjetur nën ulësen e prapme të një veture, në fshatin Lluzhan të Podujevës, njofton Llapi.info.

Automjeti me targa vendore drejtohej nga i dyshuari me inicialet Q.H., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar), kurse në veturë ndodheshin edhe S.B., (viti i lindjes 1972, mashkull kosovar) dhe M.Ç., (viti i lindjes 1980, mashkull kosovar).

“Fsh. Lluzhan, Podujevë (NN) 15.06.2022 – 15:30. Janë arrestuar tre te dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollimit në veturën e tyre kanë hasur dhe konfiskuar njëmijë e njëqind e dyzet e pesë (1145) gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit-pronarit te veturës por nuk është hasur asgjë e dyshimtë. Tek te dyshuarit si prova shtesë janë sekuestruar: tre telefona celular dhe një veturë. Pas intervistimit në prani te avokatëve mbrojtës, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, ka njoftuar PK./Llapi.info