Lokale - eSIMy

4 persona të mitur janë përfshirë në një rrahje në rrugën “Besnik Osmani” në Ferizaj, në orët e para të së martës.

Tre nga ta morën lëndime që u trajtuan në Spitalin e Ferizajt ndërsa më pas u transferuan për tretman mjekësor në QKUK, njofton Klan Kosova.

Policia në vendin e ngjarjes kishte sekuestruar armën e ftohtë dhe kanë arrestuar 16-vjeçarin që u dërgua në mbajtje.

Gjendja e të lënduarve momentalisht është jashtë rrezikut për jetë.