Lokale - eSIMy

I akuzuari L.H është deklaruar i pafajshëm se në dhjetor të viti të kaluar pas një mosmarrëveshje, me qëllim të frikësimit kishte dashur ta goditste të dëmtuarin H.P me shufër hekuri dhe e kishte kanosur me fjalët “A e din që të mbyti, vi te shpija”.

Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari e bëri në seancën e shqyrtimit fillestar të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Besnik Jakupi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjatë deklaratës së tij, i akuzuari H. ka thënë se nuk e ndjen veten fajtor dhe nuk e pranon fajësinë.

Pas kësaj, gjykatësi Avdirrahman Gashi të njëjtin e ka njoftuar se deri në shqyrtimine dytë mund të bëjë kundërshtimet për provat e cekura në aktakuzë, kërkesë për hudhje të aktakuzës nëse e njëjta është e ndaluar ligjërisht dhe kërkesë për hudhje të aktakuzës për shkak të mospërshkrimit të veprës penale sipas ligjit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 28 janar 2022, i akuzuari L.H ngarkohet se më 16 dhjetor 2021, në rrugën “Lumbardhi” në fshatin Kojskë, Komuna e Lipjanit, pas një mosmarrëveshje të atëçastshme, me qëllim të frikësimit, i pandehuri ka dashur ta godas të dëmtuarin H.pme një shufër hekuri rreth një metër.

Tutje, sipas aktakuzës, përveç që e ka fyer, e ka kanosur me fjalët “a e din që të mbyti, vi te shpija”, me ç’rast tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjë të frikës.

Me këtë, iakuzuari L.H po ngarkohet me kryerjen e veprës penale “Kanosje” nga neni 181, paragrafi 2 të Kodit Penal, e dënueshme me gjobë dhe burgim deri në një vit. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.