Lokale - eSIMy

KEDS-i ka njoftuar se të mërkurën do të kryhen punime në projekte intensive, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin disa orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje nga Llapi.info: 

Nga TS 220/35/ 10[kV] Podujeva do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Ballovc (kodi:14000008) prej orës 09:00 deri në ora 16:00

Vendet: Surkish, Lladofc, Sfeqël, Dumosh, Shajkovc, Surdull, Herticë, Rakinicë dhe Turuqicë.

Arsyeja: Punime në energjizimin e kabllos së tensionit të mesëm XHE 48/0-A 3x1x50/16 mm2, 20 kV në Trafoshtylla, si dhe demontimin e shtyllave.

Nga TS 220/35/ 10[kV] Podujeva do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Fshatrat 1 (kodi:14000009) prej orës 11:00 deri ne ora 17:00

Vendet: Sekiraqë, Poterët, Qershijat, Kamerollët, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Kunushefc 1 dhe 2, Buricë, Gllamnik dhe Llapashticë e Ulët.

Arsyeja: Shtrirja e rrjetit të ri 10(20)kV, demontim-montim i rrjetit 10(20)kV.