Lokale - eSIMy

Një konflikt ka ndodhur para disa orësh në parkingun e një biznesi në Podujevë, raporton Llapi.info. 

Aty u përdorën edhe armët, ku një person mbeti i plagosur.

Pas marrjes nën kontroll të situatës nga Policia e Kosovës, i plagosuri përmes autoambulancës u dërgua në Emergjencë.

Mirëpo, sipas dëshmitarëve të përfshirët në këtë konflikt dyshohet se kanë krijuar probleme edhe në emergjencë.

Në objektin e emergjencës kanë arritur forca të mëdha policore, të cilat kanë vënë situatën nën kontroll.

Plagosjen e një personi e ka konfirmuar për Llapi.info edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili ka thënë se viktima është nisur në QKUK.

“Sot rreth orës 20:00, është pranuar informacioni për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka marrë plagë nga arma zjarrit. I njëjti është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, është shprehur ai.

Gjithashtu, ekipe policore janë vendosur edhe në objektin e Emergjencës./Llapi.info