Një person i moshës 65-70 vjeçare është gjetur i shtrirë në tokë dhe pa shenja jete në Podujevë, njofton Llapi.info.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Podujevë 11.06.2022 – 13:45. Raportohet se është gjetur një person i moshës 65-70 vjeçare i shtrirë në tokë i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML. Rasti nën hetime”, ka njoftuar Policia./Llapi.info






