Lokale - eSIMy

Doktori nga Podujeva, Bajram Bajgora, ka publikuar disa fotografi të thasëve me barna që thotë se i ka gjetur të fshehura në bodrumet e QKMF-së nga qeverisja e LDK-së, njofton Llapi.info.

Sipas Bajgorës, këto barna kapin shifrën e 2170 kilogramëve të cilat u asgjësuan.

Shkrimi i plotë nga Bajram Bajgora;

Trashëguam mbi 10 dhoma të improvizuara me aparatura e mjete medicinale të blera dhe donacione,disa u futën në shërbime e për disa ende po rezistohet nga grupe të interesit që të jenë në shërbim të qytetarit.Përveq tyre trashëguam 63 thasë plus pako(2170 kilogram) barëra pa afat të pashfrytëzuara e të grumbulluara tashmë 20 vite dhe padrejtësisht të deponuara në objektet tona. Larguam dhe asgjësuam me procedura ligjore të inspektoriatit farmaceutik dhe të ambientit me kompaninë e kontraktuar.U lirua lagjja nga kundërmimi,banorët nga rreziku i këtyre materjeve toksike dhe objekti për destinim të ndonjë shërbimi jetik për qytetarët për çka është destinuar.