Konkursi për tutorë në Komunën e Podujevës është anuluar gjatë të premtes për shkak të procedurave e jo për shkak të ndikimeve politike.
Ky konkurs është anuluar për shkak që nuk janë ndjekur procedurat e parapara për konkurse publike.
Burime të Llapi.info kanë konfirmuar se ky konkurs është anuluar për shkak që nuk është lëshuar njoftim 30 ditë më parë para aplikimit që ka zgjatur 15 ditë
“Nuk ka pas afat 30 ditor të njoftimit para afatit 15 ditor të aplikimit”, ka thënë ky burim për Llapi.info.
Se anulimi është bërë për shkaqe teknike dhe jo politike është përmendur edhe në arsyetimin e anulimit.






