Pas 10 muajsh i shpallur në kërkim policor, është dorëzuar sot në Polici i dyshuari Genc Bukoshi, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se i njëjti është paraqitur në stacion policor në Prizren bashkë me avokatin e tij mbrojtës.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Kujtojmë se më 6 shtator në fshatin Hajvali është arrestuar edhe vëllai i tij, Mërgim Bukoshi, i dyshuar për fajde dhe kanosje.






