Lokale - eSIMy

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër do të kryhen punime në projekte intensive, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin disa orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.

Më poshtë njoftimi i KEDS-it, pa ndërhyrje nga Llapi.info:

Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:

LP 10kV Ballovci (kodi: 14000008) nga ora 10:00 deri 14:00 Vendet: Surkishi, Lladofci, Sfeqel, Dumoshi, Shajkovci, Surdulli, Hertica, Drazhnje, Rakenica dhe Turuqica.

Arsyeja: Ndërprerje për sigurinë e sistemit, revizion.