Lokale - eSIMy

Hedhja e mbeturinave në vendet ku nuk lejohet vazhdon të jetë një problem për Podujevën, shkruan Llapi.info.

Në fshatin Metehi, në vendin siç njihet ndryshe ‘te ura’ shihet një person teksa hedh mbeturina në lumë.

Në videon e dërguar në redaksinë e Llapi.info, shihet se si ky person i hedh mbeturinat në vendin ku ndalohet me ligj.

Banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e organeve kompetente për moslejimin e një gjëje të tillë.