Lokale - eSIMy

Dita e sotme është shoqëruar nga erëra të forta dhe shi i rrëmbyeshëm në pothuajse në gjithë territorin e Podujevë, njofton Llapi.info.

Vërshim i rrugëve, pemë të rrëzuara, të mbjellura të dëmtuara, janë vetëm disa pamjet që e shoqëruan Podujevën gjatë të hënës.

Kjo ka shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Lexues të Llapi.info nga shumë fshatra të Podujevës, kanë shkruar në redaksi, duke u ankuar për ndërprerje të energjisë elektrike.

Ata kanë kërkuar ndërhyrje nga KEDS për sajimin e dëmeve në shtyllat elektrike që u shkaktuan nga moti i ligë sot.

Gjithashtu, përveç ndërprerjes së energjisë elektrike, Llapi.info ka raportuar edhe për dëmet materiale që u shkaktuan.