Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person që ishte në kërkim, njofton Llapi.info.
Arrestimi i tij është bërë në rrugën “Ilir Konushevci”, në Podujevë, derisa i arrestuari është dërguar në mbajtje të dënimit.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës;
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. Ilir Konushevci, Podujevë 05.06.2022 – 02:10. Bazuar në urdhëresën e gjykatës është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit.





