Lokale - eSIMy

Pavarësisht që iu ndalohet me ligj, peshkatarët nuk e përfillin këtë.

Këta po peshkojnë në Liqenin e Batllavës, me arsyetimin se peshkimi nuk e ndot ambientin, transmeton Klan Kosova.

Kryetari i Shoqatës ”Batllava”, Shaip Xhemajli, tha se në muajin maj totalisht ka qenë e ndaluar që të marrin peshkun e llojin Krap.

Ndërsa, Ujësjellësi Rajonal ”Prishtina”, që menaxhon me këtë liqen, ka vlerësuar se ndër arsyet e ndotjes së ujit është edhe peshkimi dhe që, sipas tyre, vendimi mbetet në fuqi.