Lokale - eSIMy

Veturat e qytetarëve shpesh janë cak i hajnave, të cilët nuk zgjedhin vend se ku ndodhen për t’i thyer. E një rast i tillë është raportuar mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Mustafa Venhari’ në Prishtinë, ku një veturë Golf 6 thuhet se është vjedhur nga persona të panjohur, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se veturën të cilën e kishte vozitur vëllai i pronarit, e kishte parkuar mbrëmë në parkingun e banesave që ndodhen në këtë rrugë.

Por kur doli sot në mëngjes, pa se vetura nuk ndodhet në vendin ku e kishte lënë dhe menjëherë njoftoi Policinë.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Madje kanë kontaktuar edhe kompaninë ‘Prishtina Parking’ për të parë nëse vetura është konfiskuar nga ta, por që e njëjta nuk ka rezultuar si e tillë.

Lidhur me rastin është kontaktuar edhe prokurori kompetent, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si ‘Vjedhje e rëndë’.