I riu 23 vjeçar, Herolind Çitaku, i cili ndërroi jetë aksidentalisht në Maqedoni të Veriut, do të varroset sot në fshatin Bajçinë të Podujevës, njofton Llapi.info.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 18:00, në varrezat e fshatit Bajçinë.
Kjo u konfirmua për Llapi.info nga familjarët e të ndjerit.







