umri i vjedhjeve në pikat e marketit “Viva Fresh”, jo vetëm në Prishtinë, por edhe në qytetet të tjera është rritur me të madhe. Javët e fundit, Sinjali ka raportuar për disa raste të tilla, që kanë ndodhur në kryeqytet. Por siç duket, ky market ka qenë sërish cak i hajnave. Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se edhe mbrëmë është kryer një vjedhje në pikën e marketit, në rrugën “Ilaz Kodra”, në Prishtinë.
Siç mëson Sinjali, rreth orës 21:00 punëtori i këtij marketi është ballafaquar me një hajn, të cilin ka tentuar ta ndalojë në momentin kur e ka vërejtur se ka vjedhur gjëra ushqimore.
Por përveç që s’ia ka arritur ai edhe e ka pësuar keq. Hajni iu ka vërsulur dhe e ka sulmuar, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe më pas ka ikur.
Për këtë rast është vënë në dijeni Prokuroria, ku është dhënë urdhër për inicimin e rastit si “vjedhje grabitqare”, teksa kanë nisur hetimet për mbledhjen e provave që ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.






