Lokale - eSIMy

Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Buta është arrestuar nga Policia e Kosovës sot në orët e para të mëngjesit pasi i njëjti dyshohet se ka vrarë 30-vjeçarin Gazmend Hyseni.

Siç njoftoj Policia në vetëmbrojtje, zyrtarët policorë e kanë plagosur të Qëndrim Januzin, pasi i njëjti iu ishte drejtuar me armë policëve.

Ndërkohë që Sinjali raporton se Januzi u godit me plumb në nofull nga Policia dhe iu nënshtrua një operacioni në QKUK.

Lexues të Paparacit kanë dërguar video nga momenti kur i dyshuari për vrasjen e 30-vjeçarit kapet nga Policia.

Në videon e dërguar shihet afër edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës në rroba civile i cili sipas lexuesve është polici që ka plagosur të dyshuarin.

KUJDES PAMJET TË RËNDA!