Lokale - eSIMy

Janë bërë përgatitjet për Testin e Arritshmërisë, i cili do të mbahet më 4 dhe 14 qershor. Semimaturantët, sipas Shefit të Divizionit për Vlerësim dhe Standarde, Fatmir Elezi, do të kenë mundësi të përgjigjen në 200 pyetje, të cilat janë në tri nivele të vështirësisë.

Testi u krijua me bazë në kurrikulë, e si çdo vit tjetër do të jetë me pyetje të mbyllura, ndërkaq vlerësohet si orientues për adoleshentët se ku do të vazhdojnë shkollën e mesme.

Në ditët e testimit nuk lejohet që nxënësit të marrin telefonat me vete, për të evituar kopjimin, njofton Klan Kosova

Disa nga nxënësit e klasave të 9-ta tash e disa muaj kanë nisur përgatitjet për të dalë më mirë në këtë test.