Lokale - eSIMy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Radeshë të komunës së Dragashit, ku një i mitur ka humbur jetën pasi ka rënë në një lumë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, bëjnë të ditur se 6-vjeçari ishte dërguar në spital rreth orës 19:00 dhe i njëjti ishte pa shenja jete.

Me të arritur në spital, stafi shëndetësor kishin ndërmarrë veprimet e menjëhershme për t’i dhënë ndihmë mjekësore të miturit, duke provuar ta reanimojnë, por për fat të keq e gjithë kjo nuk rezultoi me sukses.

Si rrjedhojë, mjeku kujdestar më QKMF konstatoi vdekjen e 6-vjeçarit.