Komuna e Prishtinës ka bërë për herën e dytë testimin e rrugëve njëkahore.
Qëllimi i këtij testimi edhe një herë është zgjidhja afatgjate për lirimin e mbingarkesës së trafikut rrugor në kryeqytet.
Por testimi i saj edhe njëherë krijoi goxha kolona të gjata.
“Katastrofë ka punu se di kush po i bon këto far planesh”, ka thënë një qytetar.
Përveç testimeve, kryetari i Prishtinës Përparim Rama thotë se me këto rrugë ka edhe diçka konkrete që brenda vitit do të finalizohet.
“Ideja është që kjo të jetësohet dhe ne do ja jetësojmë kemi bo analiza”.
Për të krijuar edhe më shumë lehtësi për ata që përdorin makina, komuna gjatë vikendin ka ofruar Transportin Urban pa pagesë.






