Lokale - eSIMy

Jo rrallëherë ndodhin zënka në rrugët e Kosovës për shkak të mosmarrëveshjeve në komunikacion, ku kryesisht të rinjtë shkaktojnë përleshje dhe si pasojë përdoren edhe armët. Për një rast të tillë që ka ndodhur në fund të muajit prill, në fshatin Trudë të Prishtinë, Policia ka arrestuar sot një të dyshuar.

Sinjali mëson se personi që u ndalua sot, A.M., bashkë me dy të tjerë dyshohen se kanë sulmuar me thikë një 20-vjeçar, në mes të autostradës, pas një mosmarrëveshje në komunikacion, kur pa një pa dy, kanë dalë nga vetura dhe kanë rrahur viktimën.

Siç mëson Sinjali, Policia ka arritur që gati pas një muaji të arrestojë njërin nga të dyshuarit, i cili pasi u kap, u dërgua në stacion policor për intervistim.

Ndaj të njëjtit, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh, duke e ngarkuar me veprën penale “lëndim trupor”.