Lokale - eSIMy

Ministri i Administrimit të Pushteti Lokal, Elbert Krasniqi ka reaguar në lidhje me rastin e sotëm, ku nxënësit e komuniteteve janë lënë anash në festën e abetares, në një organizim në Pejë.

Krasniqi e dënoi ashpër këtë gjest, teksa iu bëri thirrje institucioneve që ta trajtojnë këtë rast, njofton Klankosova.tv.

“Ndihem i shqetësuar shumë për rastin e sotëm ku nxënësit e komuniteteve janë lënë anash në festën e Abetares, në një organizim në Pejë”, ka shkruar Krasniqi.

“Si ministër, si qytetar i këtij komuniteti dhe si qytetar i Republikës së Kosovës, përveçse e dënoj ashpër këtë gjest, ftoj institucionet që të thirren në përgjegjësi personat kompetent, të cilët e kanë bërë këtë gjest të rëndë”, shtoi ai.

“Nga Ministrja Arbërie Nagavci u njoftova se janë duke e trajtuar rastin në mënyrë që të kuptohet e vërteta dhe se në shkollat tona s’ka hapësirë për diskriminim e pabarazi”.

“Faleminderit mediave për senzibilizimin dhe raportimin e këtyre veprimeve të patolerusheme. Dhe njëherë ju drejtohem me thirrjen se përdorimi i termit ‘RAE’ është joadekuat dhe ofendues”.