Lokale - eSIMy

Sot, para dy orësh, për shkak të një ngatërrese mes të rinjve, është sulmuar me thikë një 17-vjeçar në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen, ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast i mituri ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Emergjencës, i riu është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë që Policia iu është përgjigjur rastit, me ç‘rast janë duke u bërë ekzaminimet e vendit të ngjarjes, teksa një njësi policore ndodhet në QKUK.