Lokale - eSIMy

Policia, FSK e KFOR-i amerikan kanë intervenuar në Obiliq, ku u raportua për një mjet të pashpërthyer në një shtëpi.

Rasti ka ndodhur në një shtëpi, në rrugën “Xhavit Haziri”, pronari i së cilës njoftoi Policinë se ka gjetur një mjet të dyshuar, gjatë pastrimit të shtëpisë.

Sinjali mëson se në këtë shtëpi, që pronari e kishte blerë para pak ditësh, u gjet një granatë dore.

Pas intervenimit të njësive përkatëse dhe sigurimit të vendit të ngjarjes, mjeti i dyshuar është tërhequr dhe gjithçka ka shkuar siç duhet.