Lokale - eSIMy

Tre persona janë arrestuar dje në Podujevë, nën dyshimin për rrahje dhe sulm fizik, shkruan Llapi.info.

Siç njofton policia, tre të arrestuarit janë të moshës së mitur dhe se dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër me kaçavidë.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës;

Rr. Bedri Bajrami, Podujevë, 11.05.2022-12:34. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të moshës së mitur pasi që të njëjtit janë përfshirë në një rrahje me viktimën mashkull kosovar po ashtu të moshës së mitur. Lëndime trupore kanë pësuar të dyshuarit dhe viktima dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Dyshohet se lëndimet janë shkaktuar nga një kaçavidë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje.