Ka ndodhur sonte një përleshje në rrugën “Arben Xheladini”, ku dy persona mbeten të lënduar si pasojë e therjes me thikë.
Sinjali ka mësuar se viktimat që pësuan nga goditjet me thika janë babë e bir (17 vjeçar).
Burimet brenda Emergjencës së QKUK-së, kanë bërë të ditur se të lënduarit janë duke marrë trajtim mjekësor, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
Sipas të njëjtave burime, djali që u ther me thikë i është përkeqësuar gjendja pasi ka gjakderdhje të madhe si pasojë e sulmit.
Të dyshuarit për këtë përleshje dyshohet se janë afërsisht të moshës së njëjtë me viktimën 17-vjeçar.
Mësoh3\et se ende nuk dihen motivet e kësaj përleshjeje.
Për këtë rast, Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.






