Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar ka udhëtuar për në Turqi, për të marrë pjesë bashkë me kryetarët tjerë të komunave, për të marrë pjesë në Punëtorinë për hartimin e Strategjisë Kosovare për menaxhimin e mbeturinave, shkruan Llapi.info.

Bulliqi ka shkruar se kjo është një nismë e re dhe një fillim i mirë për nxitjen e bashkëpunimit mes komunave dhe shprehjen e zotimit të përbashkët për të shkuar një hap tutje drejt avancimit në aspektin e menaxhimit të mbeturinave dhe kujdesit ndaj mjedisit.

Bashkë me kryetarët e komunave të Kosovës po qëndrojmë në vizitë studimore në Turqi. Organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, mbështetur nga Bashkimi Europian dhe GiZ po marrim pjesë në Punëtorinë për hartimin e Strategjisë Kosovare për menaxhimin e mbeturinave. Kjo është një nismë e re dhe një fillim i mirë për nxitjen e bashkëpunimit mes komunave dhe shprehjen e zotimit të përbashkët për të shkuar një hap tutje drejt avancimit në aspektin e menaxhimit të mbeturinave dhe kujdesit ndaj mjedisit”, ka shkruar Bulliqi.