Një rast i vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Xhakli” në Ferizaj është raportuar gjatë ditës së djeshme në Policinë e Kosovës. Pronari i një shtëpie ka denoncuar se si e gjeti shtëpinë “llom” nga hajnat, të cilët përveç që e kanë demolua shtëpinë, kanë arritur të gjejnë mijëra euro.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në orët e mesditës, kur ankuesi e kuptoi se shtëpia e tij ishe cak i hajnave. Ai menjëherë e ka denoncuar rastin dhe ka dhënë detaje për të hollat që dyshohet se iu vodhën në shtëpi.
Në deklaratën e tij thuhet se shuma prej 12 mije eurosh, para të gatshme që u ‘avulluan’ nga hajnat kanë qenë në dhomë të katit të dytë të shtëpisë, ku hajnat kanë depërtuar me forcë.
Lidhur me rastin, Sinjali mëson se njësitë adekuate iu janë përgjigjur rastit, ku kanë dalë për të parë vlerën e dëmit të shkaktuar dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes.






