Lokale - eSIMy

Para pak minutash një zyrtar policor ka shkrepur me armë zjarri në Vranjevc të Prishtinës, siç mëson Gazeta Express i njëjti është sulmuar nga një person i dyshuar dhe zyrtari policor e ka përdorë armën në vetëmbrojtje.

Krejt kjo ka ndodh gjatë një bastisje që po zhvillohet në këtë lagje, me urdhër të gjykatës, mëson Gazeta Express.

Deri më tani aty është gjetur municion dhe pesë armë ilegale dhe një armë e tipit AK-47, thanë burime të Gazetës Express.

Gjithashtu bastisja është duke vazhduar.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë njoftojnë se për të zmbrapsur sulmin dhe vënë situatën në kontroll, policia ka shtënë në drejtim të tij, me ç’rast i dyshuari është plagosur rëndë.

Sipas të njëjtave burime, i dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.