Lokale - eSIMy

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka paralajmëruar protesta në rast se ndryshohet ligji me anë të të cilit hiqen veteranët nga rritja e pagës minimale.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Klinaku ka thënë se ‘kjo qeveri mashtruese, duhet ta ketë parasysh se me këtë po bën edhe shkelje kushtetuese’, raporton Gazeta Sinjali.

“Prandaj, deputetë të nderuar, ju bëj thirrje që mos t’iu përdor Albin Kurti si mashë e kundër vlerave të lirisë, dhe ta keni parasysh se kjo gjë do të kundërshtohet me protesta nga ana jonë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Ndryshe sot në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku ndër pikat e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i parë i Projektligjit që përcakton procedurat e pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Postimi i plotë;

Të nderuar deputetë,
Nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës, si pikë 5 e rendit të ditës është paraparë që të diskutohet rreth pagës minimale, ku me anë të projektligjit, tentohet që të ndryshohen ligje që t’i heqin veteranët e luftës nga rritja e pagës minimale.
Kjo qeveri mashtruese, duhet ta ketë parasysh se me këtë po bën edhe shkelje kushtetuese.

Prandaj, deputetë të nderuar, ju bëj thirrje që mos t’iu përdor Albin Kurti si mashë e kundër vlerave të lirisë, dhe ta keni parasysh se kjo gjë do të kundërshtohet me protesta nga ana jonë.