Disa persona janë përballur dje me një sulm me vezë dhe me mjete të forta në fshatin Bresanë të Dragashit, gjatë ditës së djeshme.
Siç mëson Sinjali, rasti ndodhi kur viktima po lëviznin me automjetin e tyre nga fshatit Bresanë për në Zaplluxhë, kur dy të dyshuar i sulmuan me vezë.
Për të mos mbaruar me kaq, pasi viktimat kanë dalë nga automjeti, janë sulmuar edhe me mjete të forta, duke pësuar lëndime të trupore. Për shkak të lëndimeve, dy persona janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash, ndërkaq ndaj të dyshuarve është iniciuar rast.






