Lokale - eSIMy

Çmimi i një litri naftë po vazhdon të rritet gradualisht, shkruan Llapi.info.

Në njërën nga pikat e shitjes në Podujevë, një litër naftë po kushton 1.67€, derisa një çmim i tillë është në shumicën e pompave të derivateve në vend.

Ngritja e çmimeve të naftës ka nisur që nga fillimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, pak më shumë se dy muaj.