Lokale - eSIMy

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në qendrën tregtare “Viva Fresh” në rrugën “UÇK”, në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari H.K., 37-vjeçar ka vjedhur artikuj ushqimorë nga kjo qendër, që kapin vlerën e rreth 300 eurove. Pasi i njëjti ka marrë gjësendet ka tentuan të ikë, por është kapur nga sigurimi i qendrës.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se nga kjo qendër është njoftuar Policia, me ç’rast një patrullë policore ka shoqëruar të dyshuarin, i cili ka qendrën nën ndikimin e alkoolit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa Policia ka marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihet se si ka ndodhur rasti.