Lokale - eSIMy

Edhe gjatë të hënës kanë vazhduar aksidentet e rënda në vend. Një i tillë ka ndodhur në Fushë Kosovë, shkruan Llapi.info.

Siç njofton policia, një person ka goditur me veturë një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është duke u trajtuar në QKUK, derisa i dyshuari është arrestuar.

Njoftimi i plotë;

Rr. 17 Shkurti, Fushë Kosovë (NN) 02.05.2022 – 21:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore e kishte goditë këmbësorin, viktimën mashkull kosovar i cili si pasoj ka pësuar lëndime dhe është duke marr tretman mjekësor në qendrën emergjente në QKUK. I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit të cilit ju ka bërë alkotesti dhe ka rezultuar 1.38% promil. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.