Një person është arrestuar dje, pasi që i njëjti e kishte goditur me shuplakë motrën e tij, për shkak të një mosmarrëveshje të çastit, shkruan Llapi.info.
Lajmi është bërë i ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, derisa konfirmohet edhe arrestimi i personit.
Njoftimi i plotë;
DHUNË NË FAMILJE
Podujevë 02.05.2022 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkullkosovar i cili pas një mosmarrëveshje të çastit që kishte pasur me motrën e tij, viktimën femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me shuplakë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.






